Puthja
Puthja kjo drithërimë e ëmbël,
Seç të fal ohh një ndjesi,
Të bën t’i dorëzohesh qiellit,
Me ëndje plot fantazi.
Puthja kjo drithërimë pafaj,
E lagësht shi-qershie,
Flladi qiellor, që të mbyll sytë,
Të deh ohh prej kënaqsie.
Puthja kjo drithërimë magjike,
Në qiellin e shtatë të shpie,
Të vdes e të ngjallë prapë,
Freski fal e shpirt rinie
.
Puthja kjo drithërimë ngjethëse,
Shi i zjarrtë ekstazie,
I bie rruzullit pashë me pashë,
Eden parajsë Perëndie.
