Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritTahir Boçi-GJAK İ Rİ PËR TROJET E VJETRA

Tahir Boçi-GJAK İ Rİ PËR TROJET E VJETRA

Vargjet për heronjtë s’do mjaftojnë kurrë,
Dhe kurrë s’do mungojë mirënjohja për ta,
Ata që zemrën e kishin furrë,
Për liri,flamur e për vatan.

Në krye të detyrës Afrim Bonjaku,
Për ti thënë stop shkjaut të zi,
Për idealin s’u kursye gjaku,
S’mjaftoi i të parëve,duhej i ri.

Nga skutat e natës banda doli,
Dhe pabesisht zjarrin e hapi,
Pushk’e mallkuar që serbisht foli,
Ballin e trimit kapi.

Terroristët të etur për gjak,
Në istikam e kthyen strehën fetare,
Por shqiponjat kishin për të marë hak,
Dhe s’ua bëri syri tërr fare.

Si lepuj ikën ferrave “trimat”,
Pas lanë armë,robër e të vrarë,
Nuk bëhet shaka me vetëtimat,
500 groshë vrim’e miut për ca zagarë.

Por zullumi me kaq nuk mbaron,
Ditë zie u shpall edhe për agresorët,
Ky veprim Hagën mbase e zgjon,
Që të bëjë dallimin me dëshmorët.

Liderat,prokurorët e gjyqtarët,
Ti thërresin mendjes e të hapin sytë,
Trojet që na kanë lënë të parët,
Mos na kthehen në Palestinë të dytë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence