Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritTahir Boci-HAGA E (PA)DREJTËSISË

Tahir Boci-HAGA E (PA)DREJTËSISË

Në vullkan Haga shpërtheu,
Kuq e zi me mijëra vetë,
Revolta si llavë zjeu,
Për drejtësi e dinjitet.

Kosovarë nga trevat mbarë,
Me banderola e fjalime,
Tribunalit që ka shkarë,
Po e tepëron me abuzime.

Boll duruam genocidin,
Dhe gjakun derdhëm rrëke,
Mbi plagë mos hidhni acidin,
Në paçi besë,në paçi fe.

Prangat s’janë bërë për trimat,
Para terrorit nuk mbyllen sytë,
Ju mos i dënoni viktimat,
Me çekiç për herë të dytë.

Një rast unik ky për drejtësinë,
Që vetë po kthehet në të pandehur,
Turp për mantelin që mbani mbi shpinë,
Dhe për peshoren tuaj të shkrehur.

Në është faj liria,që UÇK-ja kërkoi,
Në kanë faj mijëra të zhdukur,
Padisni dhe NATO- n që bombardoi,
Dhe nën Serbi të jetojmë “të lumtur”.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT