Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritTË KEQES NUK I DRUHEM

TË KEQES NUK I DRUHEM

TË KEQES NUK I DRUHEM
Dhimbja të bën më të fortë
e kam mësuar veten të iki prej dhimbjes
duke u paluar mes faqe librash
jam fshehur mes melodish
e këngësh fëmijërore


Kam vrapuar drejt pyllit
e kam ikur prej dhimbjesh
s’kam shikuar më mbrapa
derisa jam gjetur mes drynash
e ndjekur kthetrash


E kam mashtruar dhimbjen shpesh
duke shikuar qiellin
duke i numëruar yjet
shpesh errësirat më mashtronin
e m’i verbonin sytë
edhe rrugën donin të ma zinin


Dhimbjet shtohen çdo ditë
shpirti si lepur i trazua
megjithatë
unë nuk i dorëzohem ligësisë
më e fortë se dushku i malit bëhem
Kështu jam e brumosur
e kështu deri sa të shkrihem si qiriri

me besë e krenare do të rroj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT