Tashmë e njihni shumica nga ju autoren dhe prezantuesen Doruntina Ademaj, e cila me emisionin e saj “Katuni Jem” ka ngjallur një entuziazëm të paparë tek shikuesit.
Në kuadër të emisionit “Katuni Jem”, ajo çdo javë viziton fshatra dhe vende të ndryshme të Kosovës, ku banorët e atyre vendeve kanë mundësinë që, para opinionit, të tregojnë për karakteristikat e vendbanimeve ku jetojnë.
Pra, mund të themi lirshëm se, falë Doruntinës dhe emisionit të saj, shumë njerëz kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mundësinë që, javë pas jave, të flasin për vendet ku jetojnë.
Mund të thuhet me siguri të plotë se një meritë shumë e madhe për këtë emision jashtëzakonisht të ndjekur, kudo që ka shqiptarë, i takon autores dhe prezantueses Doruntina Ademaj, e cila me sjelljen, afërsinë dhe butësinë e saj ka arritur të futet në zemrat e pothuajse secilit e secilës prej banorëve, në thuajse të gjitha vendet që ajo ka vizituar në kuadër të emisionit.
Vlen të theksohet se emisionin “Katuni Jem” mund ta gjeni çdo javë në kanalin e YouTube-it, si dhe në rrjetin social Facebook, në mediumin “Shqiptarqe Krejt”, medium ky që tashmë, falë punës së palodhshme të ekipit të tij, është shumë i ndjekur në të gjitha vendet ku ka shqiptarë dhe më gjerë.
Neve nuk na mbetet asgjë tjetër, përveçse t’i urojmë shëndet dhe suksese të pafundme.





