Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritTeki Dërvishi-ESHTRAT QË VIJNË VONË.

Teki Dërvishi-ESHTRAT QË VIJNË VONË.

prej shtëpisë sime me çati prej kashte
dola me hejben plot vegla
e mora rrugë Veriun e Thellë


kurbet me kobër dola mjeshtër me pagë
pas erës së bukës
rrugë më rrugë shkretëtirës
kah Lindja
kah Perëndimi
latues mermeri me daltë


ikonograf me brushë e ngjyrë
godita pirgjet e larta të botës
gjurmë lash shenjën e qartë
pikturat e amshuara nëpër tempuj


lirikën – fjalë të zjarrtë
aktor me pseudonim
palaço në oborrin mbretëror
pa emër pa datë


disa shekuj pastaj
në Atdhe
eshtrat më vijnë vonë
me anije
-deti çohet dallgë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT