Sunday, December 28, 2025
BallinaSportTen Hag flet për herë të parë për rikthimin e Anthonyt, pasi...

Ten Hag flet për herë të parë për rikthimin e Anthonyt, pasi klubi e lejoi të rikthehej

Erik ten Hag ka folur për herë të parë për Antony që kur Manchester United njoftoi se po e lejonte brazilianin të rikthehej në skuadër.

Menaxheri tha se nuk besonte te rikthimi i Antonyt pasi përballjes me akuza serioze nga tre femra, do të shkaktonte shpërqendrim në anën e tij, megjithëse ai nuk do të shkonte në detaje përtej deklaratës së lëshuar nga United duke shpjeguar vendimin. Antonyt iu dha një leje mungesë më 10 shtator për t’u marrë me akuzat, por u kthye në Angli këtë javë dhe mori pjesë vullnetarisht në një intervistë në polici.

“I referohem deklaratës, gjithçka është bërë e qartë në deklaratë, nuk mendoj se është shpërqendrim”, tha Ten Hag në një konferencë për shtyp të premten. “Ne do të fokusohemi tek ndeshjet. Edhe ai gjithshtu”.

Braziliani do të rifillojë stërvitjet të shtunën dhe për këtë arsye nuk do te luajë kundër Crystal Palace në ndeshjen e ardhshme të United. Megjithatë, mund të jetë në skuadër në ndeshjen e ardhshme te Man United kundër Galatasaray në Ligën e Kampionëve të martën, shkruan Goal.com,

Ten Hag u ankua për numrin e madh të lëndimeve që po prekin United dhe klubet e tjera për rritjen e numrit të ndeshjeve. “Sa herë që orari po zgjerohet, ngarkesa për lojtarët është e tepërt, është një mbingarkesë kaq e madhe. Shumë kolegë të mi e kanë vënë në dukje këtë, edhe unë gjithashtu. Por ajo vazhdon. Ne vazhdojmë me zgjerimin e orarit. Nuk do të ndalet. Lojtarët nuk mund të përballen më me këtë mbingarkesë dhe mendoj se kjo është ajo që ju thoni në këtë skuadër për momentin”.

Ndryshe, Djajtë e Kuq përballen me Crystal Palace në Old Trafford në kërkim të fitores së dytë radhazi në Premier League pas fitores së ngushtë 1-0 javën e kaluar kundër Burnley.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT