Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritTeuta Anif Muji-Ditët e Çlirimit

Teuta Anif Muji-Ditët e Çlirimit

Ditët e Çlirimit

Në këtë ditë kur ti feston
Bumbullima e shiut dikë tmerron
E kthen në kohë..
N’atë vit ters


Ku ndër duar ushtari vdes
Murmurimë ,krismë e tmerr
Sjell n’kujtime ato ditë
Ku t’luftosh ishte sakrificë


Ato ditë kur veteranët dorëzuan veten
Kur invalidët dhanë pjesë trupi
Ku gratë tona mbuloi turpi
Ku dëshmorë ranë çlirimtarët


Ato ditë kur për Liri
dhanë betimin Shqiptarët!
Epokë Lavdie
T’kujtojmë me nder
E festofshi Lirinë përherë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT