Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Anashkalim

Teuta Beqari Osmani-Anashkalim

Anashkalim

Ngjyrat po tendosen
Qielli më i hapur
Retë vargëzojnë
Toka me myshk të ngjashëm


Hedhur erë mandoline
E pemët mbushen
Fëshfërijnë motin
E degët mes cicërimëve


Fluturimet morën krahë
Aeros së epërm
Plane, flutura zogj
Stinës së lulëzimeve!


Korri i ëndrrave në ajër
Në ditët e netët maten
Si fletë albumesh ngjisin
Tek dylli i kërcujve!


Sqepat çukisin
Krimba e larva jete
Mbi tokë mbushur gjurmimesh
Si numri i shollëve të mbetur!


Ndriçon syri mbi xham
E retina nën rreze zverdhet
Nën gjurmë jeshilillëk bari
E të mbjellurat shpërthehen!

Gumëzhijnë sfondet
Nga erërat ane e kënd
Arritje, mbërrijmë
Vajtje – kthim
Me të njëjtën ëndërr!


Shuk mendimet
I zgjas i tërheq litar
Sustë më behet nervi
E ndjenjat në shkrim i përplas!


Përcjellur, dallgëzuar
Mbi rrafshin e jetës
M’andej përplasur dhimbjesh
E buzëqeshja përshëndetur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT