Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Atë e di unë…!

Teuta Beqari Osmani-Atë e di unë…!

Atë e di unë…!

Nënës sime, i vinte rënd kur ndonjëherë babai fliste me ironi, sa herë që vinte në shtëpi për vizitë ndonjë që babai nuk e honepste dot.

– Ti Bedri, ke një hije të rëndë kur s’të shkon muhabeti me filanin. Të bie çehrja e prishesh në fytyrë, bëhesh i vranët si “gjerman”.

– Ç’e ke këtë ves, pash zotin?!

– E unë që të kam burrë kaq vjet, më vjen të të urrej kur të shoh ashtu nursëz, sikur të kanë ngrënë bukën.

– Tjetri vjen për të të respektuar, e për një dorë muhabet, apo një dorë domino, ti e përzë.

– E përzura unë?

– Jo s’e përzure, po ashtu siç u rri ti me turinj , do ikin, se çfarë të bëjnë, të shohin muret?!

– Ata, për ty vijnë si burrë shtëpie, s’vijnë për mua!

Babai me këto fjalë të nënës sime, shprehet disi butë.

– “Po mirë moj Etemije, po ti kur nuk të hahet muhebeti me ndonjë shoqe, i rri lepe peqe ti ëëë?!

– Jo, lepe peqe nuk i rri, por e respektoj derisa më vjen në shtëpi. Ah, përjashta ndryshon puna.

Bëj sikur s’e shoh dhe kaq.

– Por ti je burrë shtëpie, dhe ai tjetri s’ta ka ngenë të të vijë e të t’i rrish sikur po të lutet.

– Rri, se s’e ke mirë kështu.

– Se s’të vijnë më në derë.

Po me nder …” s’më bëhet vonë fare”

Kurrë mos ua pafsha bojën!

– Shih shih, e shikon sa e prishe zemrën?!

– Unë nuk e di, si të duan shokët ty o Bedri!

Ah, po për mënçuri të ngre kapelen.

– E po hë de, shyqyr që e kuptove!

– Për mënd mua, më vijnë anës të tërë.

– E po mirë pra, por tregoje mënçurinë e me budallenjtë, jo ti përzësh ashtu qare fare.

– Jepu një gotë raki, bëj muhabet për aq sa ka lezet.

– Por, jo ti injorosh!

Mirë, mirë, atë e di unë.

S’janë muhebete grash këto.

A ke të na thuash ndonjë gjë tjetër?!

– E po dale se më vjen zor mua se të shoqen e filanit e kam shoqe.

– Dua të jem e sqaruar me ty, se mos më thotë nesër ndonjë fjalë filanja, se s’ka më turp.

– S’ka ku të vej më.

– Të thonë, Bedriu kështu e kështu.

– Rri aman të keqen!

– Jemi familje e mirë, të mos kemi fjalë nëpër gojërat e botës.

Mirë, mirë!

Pa na shtro bukën tani, e na thuaj ç’na ke bërë për të ngrënë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT