Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Biri i mamit!

Teuta Beqari Osmani-Biri i mamit!

Biri i mamit!

Nëna jote sot po të shkruan me sinqeritetin dhe dashurinë më të madhe që kam për ty, duke më shpërthyer lotët vetltimthi, sa gërmat në tastjerë po më bëhen transparente nga lotët e po pikojnë si pika djerse , megjithëse jashtë ka mbuluar dëbora gjithkund, gati një pëllëmbë trashësi.

Mami jote po të shkruan një letër që kur ta lexosh, do desha të më kuptosh dhe të më besosh se nënë askush s’të bëhet.

I thoshin një fjale popullore ”Nëna dhe gjarpër të jetë, për fëmijët e vet bëhet copa”!, këtë e kam dëgjuar e nga mamaja ime.

Ndërsa unë jam një nënë e ndjeshme e tepër e kujdesshme për fëmijët.

Por një gjë do mbash mënd, se në këtë botë mos iu hap askujt. Pasi kujtdo që t’i besohesh, do të të kthehet armik.

Edhe në drejtësi të shkosh me fakte e justifikime, nuk ka njeri të të gjykojë drejtë e me bindje.

Sot bota mbahet në këmbë prej servilizmit, prej dredhive, hilesë dhe interesit.

Sepse është përhapur një pandemi e keqe në trurin njerëzor, ajo e kurvërisë.

Ajo e zhvatjes së shpitrave, të pasurisë dhe të dinjitetit.

Sinqeriteti nuk pi ujë, aq sa pi një letër në pellgun e zhgënjimit, dhe të pendesës.

Gjithë jetën do kërkosh të zbrazësh veten prej sinqeritetit nga padrejtësitë që të bëhen, por zbbrazu në letra që të mos i lexojnë ujqërit, lakmiqarët, fodullët dhe kurvarët, por zbrazi në një kuti postare private tënden personale me çelës.

Zbrasu atëherë kur të preket qimja, sedra dhe dinjiteti yt. Atëherë kur thua se po të shkelin e po të shfrytëzojnë sado pak për interesat e tyre. Për badjakllëkun e tyre, ku asnjëri nuk ka një fytyrë të pastër, edhe atëherë kur futesh në Kish apo Xhami e falesh, nuk janë ata/ato që sheh besimtarë, por mëkatar, ndaj shkojnë e falen. Ndaj bëj kujdes shpirti i mamit.

Bëju burrë i fortë, e i mënçur që të të dojë e dashura me gjithë shpirt.

Mos shko lule më lule se do humbasësh shijen e bukur të dashurisë së vërtetë.

Mos bëj femnistin, as kavaljerin, as bosin, as modernin, mos bëj as fukarain edhe kur të jesh në gjëndje krize, edhe kur të kanë vjedhur, e të kanë braktisur, edhe kur të kanë urryer, mos bëj të dobëtin, dhe të quraviturin.

Mbahu i fortë si shkëmb në raste furtunash, sikur edhe e gjithë bota të jetë kundra me ty, ti mbaj forcën e ndershmërisë brënda dhe lutju Zotit.

Aty do e gjesh shpëtimin në besimin tak Ai, jo në agjerimet apo faljet, jo.

Tek besimi i Zotit në shpirt e zemër.

E sa herë të lutesh, do shohësh se diçka e mirë do të ndodhi. Do i ikësh errësirës sa të hapësh sytë.

Fati i mirësisë dhe i asaj mizerablës është si një fije e hollë, kur shikon veten në buzë gremine dhe lutja e besimi tek zoti të shpëton të mos biesh poshtë.

Por, lart me kokën lart e drejtë suksesit.

Mos bjerë poshtë edhe kur të të vjedhin e të kërcënojnë, edhe kur të shtyjnë me forcë të biesh me turinj.

Mos iu përkulë asnjërit, vetëm hijes tënde përulju.

Mos e lësho veten të të marri dallga, apo të të marrin me të mira e pastaj të të flakërijnë si një i pavlerë.

Bëj sikur i do, por kurrë mos iu dorëzo.

Do përballesh me shoqata të pavlera, me libra të pavlerë, me politikanë të shitur, me matrapazë e me lloj lloj fytyrash ku s’mund t’i besohesh asnjë fjale.

Biri i mamit, unë që po t’i them këto gjëra, i kam kaluar vet mbi kurrizë, ndaj jam kaq e re e trime si në aparencë e në jetën bashkëshortore, si nënë e si grua e shoqe, si në punën time e në sukseset e mia me dy fëmijët që kam rritur, me kujdes e dashuri, me papërkrahje dhe vetëm nëpër botë e tokë të huaj sa në një shtet në tjetrën, me vështirësitë e gjuhës dhe të jetës së huaj,. Por, ja që ja dola, jam e lumtur e pas shumë e shumë zhgënjimesh. Përse, pse?! Sepse bëra këto që të thash më sipër, ndaj dhe shkruaj përditë “dufin” tim prej marazit e prej sedrës e sinqeritetit. Dhe s’ka njeri në botë të m’i kundërshtoi, jo që jo, por as t’i m’i mohoi sikur e gjithë Shqipëria e largët të mos m’i njohi si letra e si botime.

Pasi e në Letërsinë Shqiptare është futur me kokë kurvëria, shalëjashtët nëpër story e me fjalë arogante në art, dhe drejt interesit.

Ndaj lë t’i botoj kur të jem në prag të vdekjes dhe në gjuhë e vënd të huaj, jo në shqip.

Biri i mamit, më dëgjo dhe mbaji në gji këto fjalë e kur të kem vdekur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT