Disa nga thënjet e mia!
Më duhet të zmadhoj sytë, të shtrëngoj grushtet, të ndizem nga emocionet, e të drejtoj situatën e rrethuar shpesh në kurthe. Por kjo më mjafton vetëm kur e vërej se duhet, duhet…!
Çdo njeri bën krahasimin me vetëveten, eh atëherë më duhet vetvetja për të mbivlerësuar vetveten!
Nga vlerësimet (kur bëhet fjalë për testet), asnjëherl nuk kam qënë e kënaqur, por besimi tek vetvetja ka qënë baza e vlerësimit për vetveten!
Nuk më drejton mjeti, por mëndja!
Nuk rritesh asnjëherë pa qënë njëherë i vogël!
Urtësia e njeriut nuk tregon së jashtmi, por përbrëndësinë …!
Uljet dhe ngritjet, më kanë bërë më zbavitëse për çdo vështirësi në jetë.
Unë jam e mendimit se, kur çdo gjë që më duket e errët përpara syve, përdor dritën që kam në shpirt.
Drita, që kurrë s’më tradhëton!
Kam përshtypjen se njeriu i dështuar në disa drejtime, është më i zoti në udhëheqjen e këtyre në fund…!
Disa mundohen të gjejnë arsyen nga vetja për të të përulur, ku vet arsyeja flet për të !T.O
Disa lakmojnë çmimet duke qënë diçka jo e veçantë, por e përsëritur si reklamat ngjitur xhamave!
Shpesh ndodhemi në situata të tilla, ku vetëm sinqeriteti shkon drejt situatës pa kokëçarje!T.O
Disa luajnë teatrin, sikur të jenë aktorët më të mëdhenj të një skene, që vetëm mendja e tyre e shikon!
Disa burra maskohen nga veprimet e grave, disa gra hiqen si burra ku nuk ndjehen femërore, dhe anasjelltas…!
Unë, nuk përplasem nga dallgët që sjellin fryma e djajve, por nga dallgët e jetës pres të dal bregut!
Disa bëjnë shkollën për të qenë i shkolluar, disa bëjnë shkollën për të qenë i diplomuar, disa kanë shkollën e jetës pa diplomë e shkollë, e disa bëhen politikanë për të mos u quajtur nga askush injorantë!
