Ëndrrat e vrara…!
Po ngrihen kufomat në hapësirë
Po vjen Tetori
Halloweenlt po bëjnë trazirë
Veshur nën gjethe vjeshte, si hije,
Hijet e kufomat ngjajnë si të gjallë
Vallë …
E të vdekurit u ngjallën?!
Shtatë pash mbi tokë,
E të gjallët imitojnë hijet
Veshur po njësoj…
U ngjall shtresa e nëntokës
Për së gjalli
E jeta është një marrëveshje mes lindjes dhe vdekjes
Ku lundrojnë mbi kokat e tyre hiret e gjarpërinjve
Lëkurat e zhveshura
Kafka të ngrira
Dhëmbë të shkulura
Duar të qepura
E toka lëvrihet
Nga poshtë lart
Lëviz si një tundim
Prej ëndrrave të vrara
Nga vet kufomat…!
