Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Filozofia!

Teuta Beqari Osmani-Filozofia!

Filozofia!

Po pra, unë punoj tokën, e plugoj, e prashis e vadis
Në muajim Mars mbjell farat e luleve dhe të bimëve
Unë me tim shoq që jemi të shkolluar për agro-kulturën
Dhe ti mësuese e ciklit të ulët shkolluar për gjuhë-letërsi,
më tregon mua, se ç’është ekologji?

!
A e ke marr ndonjëherë shatin dhe lopatën në dorë?
Po vaditjet në mes të djellit, e të rralluarat, e të capitjes?
A e ke ndjerë erën e tokës dhe të djersës së thekur në diell?
Po, shijen e fruteve të pemëve dhe perimeve, nga prodhimi bio, i ke ndjerë?


Po të luleve dekorative në gardin mbi 20 metra me bar jeshilë?
Po ujitjen me zorrën e llastikut e ke tërhequr përreth shtëpisë?
Po mundimin, lodhjen dhe kurrizin krusur, e ke ndjerë?
Po fëmijët që kërkojnë sallatë të freskët dhe fruta në stinë, i ke ndjerë?
Po të japësh gji (qumështin e jetës) fëmijëve të tu, e ke përjetuar?


Po maternitetin që të dalin sytë vëndit nga dhimbja e lindjes ?
Po, të qarat e fëmijëve dhe pagjumësinë natë ditë, e ke provuar?
Po me burrin t’i bësh për të ngrënë, ta tlash, ta shplash, e ke përjetuar! ?!


E pra, të gjitha këto gratë, kanë arsye të flasin, e të bëjnë poezinë e jetës, si dhe filozofinë praktikuar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT