Jam e sostifikuar në rrumbulkakosjen e gjithçkaje
Jam e sostifikuar në rrumbulkakosjen e gjithçkaje
Në fjalë, vepra, mendime, në ëndrrat shoqëruar
Si një trupth i vetëm kur përmes boshllëqeve kam gjetur veten
Kur shoh se boshësia e të tjerëve më ka pikur (pjekur) më tepër!
Më tepër, përgjatë udhëtimit tim në jetën time
Nga gabimet e shtytësve, si mosmarrëveshje e thellë
E tek i lë të plasariten, mes boshllëkut, e gjësë
Mes mendimit tim si e paraprakuar pa të keq!
E ndjej të them se, zor më kanë pikasur njerëzit
Që në rrethin tim përqark kësaj strumbullari të jetës
Përqark mendimit, llogjikës, arsyetimit e veprës
Kam dalë në përfundimin që të respektoj vetveten!
Pasi, bota është e rrumbullakët, pa këmbë e duar
Pa rrota, pa shina, pa guzhunieta, pa pista
Ku mund të fluturosh përreth kësaj bote
Pa ëndrra, pa qënien, pa vetveten, e parealizuar!
