Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Kapa gjarpërin!Vazhdimi…

Teuta Beqari Osmani-Kapa gjarpërin!Vazhdimi…

Dhe kur flas për gjarprin, nuk diferencoj asgjë nga padrejtësitë që më janë bërë në jetën time.

Ndaj, unë i gjurmoj ato, i kap dhe nuk i lëshoj, deri sa të kem jetën. Gjarpëri, më është futur akoma si padashur e në ëndrra. E në sy, e vesh, e në mëndje, e në ndjenja, e në miqësi e shoqëri, e në punëra, e në jetën sociale dhe të domosdoshme.

Gjarpri, nga vet emri ta nxin jetën, e i zi, e me garnityra ta ketë lëkurën, e roz e të kuq, e le ta ndërroi lëkurën në fazat e veta, gjarpër e ka emrin, siç ka dhe ymrin për djall.

Gjarpri nuk ka gojë të flasë për jetën, por është kundra saj, kundër ëndrrave dhe shpresës, kundër familjes dhe nderit, kundër gjeneratës, kundër fjalës dhe Artit. Kundër çdo gjëje që njeriu kërkon gjatë gjithë jetës së tij.

Pra, “gjarpri mund të jetë edhe njeri”; – më tha dikush!

Po, patjetër, se po të mos isha njeri, gjarprin do ta kisha njerkë, -iu përgjigja unë.

Por, gjarpri me sa shoh, bën propagandë kundër veprave të saj, duke ndërruar lëkurën në këtë moment, e duke bërë pazar për ta shitur lëkurën e saj .

Matrapaze në ndjenja, e në lëkurën e vet, në fjalë të helmuara, në mes shalëve që mban njeriun që e grabiti vet.

Njeriun që e bëri “mut”, derisa ia futi këmbët në “vrimën e vet”, duke e ushqyer, e duke e lajkatosur deri në joshje, me mënyrën e vet.

Me fjalë boshe, me pa ndjenja, pa lezet, pa kriter, pa shije, e pa sens….!

Me plotë kuptimin e fjalës, gjarpri bën të ta dojë vallë pa patur aspak respekt për njeriun që e ofendoi, dhe tani, nga zori po i rri, nën yqmën e vet(të saj), jo pa intreres. Jo pa qëllim dhe njeriu iu afrua gjarprit, sikundër gjarpri për interes të vet.

Njeriut, i ndodh që të infektohet prej saj, por gjarpri e ka marr parasysh e sikur ta kapin, e ta vrasin, e ta degjenerojnë, një huq ka, e s’e ndërron, përveçse lëkurës së saj.

Një lëkurë të çarë, e të plasaritur, pa shkëlqim , pa nuanca depertente, pa dritë, pa rreze, veç një njollë të zezë ka, (të turpit të dikurshëm), tek vjelë rrushët në hardhitë e fushavre në hapësirën e kohës së lirë, në periudhën e Gushtit, e tek i bëri reklamë paturpësisht dinjitetit të shthurrur, si gjarpër që të vë në dyshim jetën, brezat, kulturën dhe Artin. Pa diskutim. Pa pikëpresje….!

Një gjatpër që në Artin tim po bëhet perspnazh i shumë librave që po përgatis për botim. Një personazh romani me titull ”Kapa gjarprin”

Vazhdon…!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT