Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!

Teuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!

Kapa gjarprin!

“Ja të vdes e ja të rroj”

Po hëëë, ç’të them!

Ti e shikon që të gjithë presin se kur do e ndërroj lëkurën time , e të më duket sado pak më e re nga ç’ish e vjetra,. Me një fjalë të rinovohem.

Por, si?!

Hëëë si?!

Po ja, duke zbathur lëkurën e gjarpërinjve të tjerë për t’i bërë reklamë se si ata /ato më ngjasojnë, në karakter, në fjalor, në vese e në hise.

Pse?

Ti e di se kot flas unë?

Pa parë të tjerë unë?!

Ngaqë ata/ato më vijnë për shtat në paraqitje e në fizikë, por edhe në ndjenja.

E unë duke i zbukuruar me fjalët e mia prej thumbi, për t’ua bërë më të qartë publikut se, jo të gjithë janë njësoj.

E pra, dhe këta që unë po u prezantoj janë artista cirku, ku bëjnë cirqe në podiumet e qyteteve, madje e jashtë vëndit duke shitur lëkurën e tyre , e nga kjo janë biznezmenët më të mëdhenjë në shkallë ndërkombëtare.

Dhe unë këtë parim kam, të bëhem e famshme me lëkurën time, duke ua shitur blerësve për të bërë kostume, çanta, rripa, këpucë dhe portofola.

Përse jo, dhe kapele, por dhe çadra.

Njeriu mbeti i shtangur duke e dëgjuar gjarptin deri në notën e fundit të zërit si një klithje.

E duke u menduar gjatë. Tre ditë e tre netë nuk po i vjen mëndja në terezi, por vetëm po çuditet nga parashikimet e gjarprit të fshehur kaq kohë, edhe pse e njihte kaq mirë.

Por, prapë sjellë dyshime në çdo fjalë të saj, a thua se e ka të vendosur pazarllëkun e saj me lëkurën që ndërron sa herë që i virem përballë, e do që të më bëj të vetin.

Sikur me të vërtetë, unë po i lutem kaq shumë sa vet gjarpri po bie me këmbët e veta në lumë.

Eh, ç’flas dhe unë!

A ka këmbë gjarpti?!

Po kofshë ka…?

Po të tjera, e të tjera, e të tjera?

E sikurse pa, se nënvete gjarpri po bën autokritikë se “ja, unë jam gjarpër me dinjitet, nuk ka si unë, edhe pse ti më sheh se si kam përfundu…”

Me krenarinë e fodullëkut…, që o zot, ja të vdes e ja të rroj”

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT