Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Kohë idjote!

Teuta Beqari Osmani-Kohë idjote!

Kohë idjote!

Më zhvesh me dritë rrezeje
Nga Dielli i shumëpritur i Pranverës
Më hedh shallin e erës e të flladit
Më përkëdhel në faqe e në gush
Më hedh një hap para
E më shkund!
Më gufon me lulet me ngjyra
në sythe të sapoçelura
Më zbardh ëndrrat syve të ngezëllyera
Më vjen si një flutur pranvere
në verandë ulem me ty e bëj sehir
të pijë kafe apo çaj!
Më sjell trazira në sy
e në mëndje…
më sjellë e dëborën
nga gjumi sapo zgjohem!
Shoh përreth jashtë dritares
zbardhen e të errëtat
Më zbardh sytë e zeza
m’i bën njësh me iderat!


Kohë idjote, si dhe vet ndjenjat
Herë më përkëdhel, e më përqafon
E herë më puth, e më gëzon
E herë më vesh vellon, e herë më zhvesh
Si një e e dalldisur mes dëborës, në pranverë!
Aty ku pres të çelem nga gonxhe në flat
Aty dhe poezinë ma bën, një herë lot e herë zanë
E herë herë fushave t’ja marr me vrap
sikur të isha një gjethe, pa anë e pa të çarë
si një e paprekur nga stuhitë,
e ç’të pres vallë?!
Më hedh me erën, me shiun më lag
Me dëborën më bëre nuse
Po çarçafët përse i shtron vallë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT