Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Lutja tek Zoti!

Teuta Beqari Osmani-Lutja tek Zoti!

Lutja tek Zoti!

Lutja tek Zoti ishte një dorë shpëtimi
Ishte bekimi kur nëna ma la me gojë
Ditën, që ika përtej mërgimit!


Ishte Zoti Ai, që jeta ime do ngrysej në të 42-vjeçët
E më dha rrugën drejt shpëtimit, larg errësirës
Ku e vërteta thërriti në veshët e fatit
Të rizgjasja efhe më shumë jetën për së mbari!


Ishte Zoti Ai, që më vuri në sprova të papara
Në plagët e jetës, të dhimbjes dhe trishtimit
Ku sot lotët e mia po lulëzojnë nga të hidhërimit
Prej gëzimit, sot…


Zoti pra, ish e atëherë kur po më kryqëzonin
Si vet Ai, i madhi i jetëve.
E pa, e dëgjoi, e ndjeu deri në asht
E më mori nga andej të më shpinte drejt suksesit!


Zoti pra, është kudo me mua, në dhimbjet e lindjes
Të operacioneve, të të papriturave që has në çdo rast
Kur mirësia nga sprova bëjnë vaksinimin e dhimbjes
Tek shijova imunitetin e durimit e të sinqeritetit
Të padjallëzisë e të drejtlsisë dhe mirësisë mbi veten!


Zoti ish, dhe para pak orëve, ku pash kryqin dhe gjysmëhënën
Krishtin dhe Hallaun, Biblën dhe Kur-anin
M’u bën si betim i kënduar çdo natë
Si lutje e kthyer në qetësinë e trupit si të kafshuar
Nga gjarpërinjtë e pamëshirshëm, e këtë rradhë!


Zot, faleminderit për sjelljen tënde, tek mua
Dhe do të ta shpërblej edhe atëherë kur s’ka më çfarë të jap prej vetes,
dhe jetës sime të begatë!


Unë sot po pijë hidratimin me ujë të koncentruar, për lavazhin e “të pajetëve”
Pa asnjë kusht për të vuajtur!


Zot, të paçim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT