Në kohën që u bëra Nënë!
Ishte Korriku i vitit 1999-të.
Që nga ajo kohë kishim pesë vjet që kishim emigruar me të fejuarin tim në Greqi.
Punonim dhe paguheshim mirë atëherë kur ish dhe dhrahmia. Merrnim punë të dytë dhe unë dhe imshoq. Nuk kishim fëmijë gjatë viteve ‘95-së e deri më ‘99-tën. Madje, nuk mendoheshim gjatë, pasi ishim të rinj e mendonim se kishim kohë akoma për të bërë një fëmijë. Vitet iknin shpejt sa kur prisnim verën, shpejt na vinte dimri .
Eh, e kështu, stinë pas stine, jeta jonë na dukej fushë me lule, mes një qyteti të Athinës, ku jeta lëvizte shpejt dhe bukur.
Nuk na mungonin argëtimet, daljet, shëtitjet, shoqëria dhe miqësia, si dhe gjuhën greke e mësuam kaq shumë shpejtë, dhe nuk e “çanim” më kokën shumë.
Një ditë Vere, vendosëm të iknim në një ishull të Greqisë, ku Vera ishte shumë e nxehtë dhe lodhja lodhje, me dy punë, dhe “vetmia” si “të pangopur” me jetën.
Vendosëm të iknim në ishullin e Qefalonias të Greqisë. Një ishull i madh e i bukur.
Një shok i tim shoqi na i rekomandoi një shtëoi pushimi aty, ku kish shtëpi pushimi të vetën.
Vajtëm me anije deri atje, që zgjati gjashtë (6) orë rrugë. Koha ishte shumë e bukur, dhe deti shumë i qetë. Njerëzit e shuntë kishin mbushur plot anijen.
Më dukej ëndërr, dersa udhëtoja me anije mes detit, ngaqë s’kisha udhëtuar ndonjëherë më parë me anije.
Pasi mbërritën tek vëndi, në vilën e porositur, pamë bukuri të rrallë me sytë vëndit.
Rrugët ngjanin gjarpëruese dhe pemët e larta e të mbushura me gjethe, kishte tatëpjeta e përpjetë rrugë që rë çonin sa në kodër, a në male, dhe në mjedise të bukura natyrore plotë gjelbërim.
Shikoje nga lartë pyje me pemë të larta, pemët karakteristike, por nuk mungonin es greminat, ndërguroret e shkëmbijt.
Atë ditë mbërritëm afër perëndimit, dhe dielli kish ngjyrë të kuqërremtë.
I nxehti i Gushtit na bëri të ndërroheshim menjëherë sa mbërritëm në atë ishull.
Në kohën që hapëm derën e shtëpisë së porositur vjen e zpnja e kësaj shtëpie, duke na prezantuar vëndin , supërmarketin dhe lokalet , restorantet, kafenetë, ku mund të darkonim , dhe përgjatë ditës se si mund të mirëshërbeheshim me pajisjet e shtëpisë e të guzhinës, a po e të banjës
Sa hyra në derë, mbaj mënd që fillova të qaja nga bukuria e rrallë e kësaj shtëpie.
Një shtëpi që dhe sot e kam nostalgji.
Me pamje nga deti kur dilje në verandën e madhe të mobiluar me kolltuqe dhe tavolinë, me tendë e një kolovarse si shtrat , me gjëra kozmetike kaq tradicionale greke me një stil të paparë .
Sikur ishe në mes uranit , plotë jetë e me bukurira të rralla.
Dhomë e gjumit, dhe banjoja moderne .
Guzhina dhe salloni i modës së paparë.
Të gjitha ishin sikur shihnim ëndërr në realitet.
Pas asaj dhjetditëshi të mbushur plot kujtime dhe përjetime të veçanta e të bukura, sa nga entuziazmi dhe relaksimi dhe qetësia mendore dhe shpirtërore, ç’lodhja fizike dhe natyrshëm ish një periudhë që ndoshta ish si shtytës për të bërë ëndrrën realitet, sepse pas kthimit në Athinë nga Ishulli, për pas dy muajve të tjera verifikova se kisha mbetur shtatëzane.
Kënaqësia ime u dyfishua, dhe ëndërr pas ëndrre arrita të lindja fëmijën e parë në Korrik të vitit 1999 në Athinë.
Dhe kur linda, qe një ditë që pash nënën time tek vetja ime mes dhimbjesh dhe bukurisë së natyrës të ngjizur të femrës nënë, grua.
Gjithësesi ditët ngryseshin e gdhiheshin duke patur instiktin e nënës sypagjumur e duke dhënë gji bebit tim të parë.
Një magji e paparë, një ëndlërr e paoarë .
Nga kujdesi i tepruar dhe ndjeshmëria e tepërt për fëmijën më bëri më të ndjeshme si femër.
U mbushën 39 ditë kur në atë zonë ku jetonim ne, pra në Peristeri të Athinës, në një shtëpi 5- katëshe ku na kish strehuar një grek në shtëpinë e tij në katin e oarë , dhe kur ata vet jetonin në kat të pestë, ku kish gruan dhe dy fëmijët.
Më kishin propozuar të vaftisnin tim bir akoma pa lindur fëmijën , se donte ta vaftiste vajza e tyre Evi. Por s’qe fat .
Ja sepse;
Atë ditë Gushti ishte kaq nxehtë sa shpesh dilja aty jashtë derës së shtëpisë të merrja pak freski me bebin në krahë, dhe atë ditë, djali po më qante shumë. (Unë akoma isha leone).
Shpesh për ta pushuar bebin, i jepja dhe gji.
Nuk pyesja se isha jashtë, vetëm të pushonte doja, duke i dhënë gji.
Papritur, më vjen një grua greke e më afrohet duke më përshëndetur greqisht. Unë greqishten e kisha mësuar dhe flisja shumë mirë. Më oyeste nga jam e sa kohë bëj aty në atë vënd. Më zgjat dorën duke më pyetur e nëse do e blija atë portretin e Shën Marias ?
Ajo kish një çantë plot me të tilla portrete për t’i shitur. Më pyet nëse desha t’i blija diçka.
E ndërsa e shoh portretin e Shën Marias, unë i them;
Po, e dua këtë portret .
Sa kushton ju lutem?
E pyes unë!
– 2000 dhrahmi më përgjigjet zonja!
Po, ja të marr pak lekët , – i them unë!
I jap lekët . Unë ngaqë besoj shumë në Zot , menjëherë i lutem Shën Maries për bebin tim , dhe i them faleminderit zonjës që më dha një portret të tillë.
Pas një ore nga dreka, duke e vënë bebin në gjumë në krahët e mia, hapat e mija nuk po i kontrrolloja dot derisa nuk po kuptoja se përse po më tundej shtëpia poshtë këmbëve?
Më filloi lëkundja e trupit e të bëj hapa të mëdha dhe sa majtas- djathtas, derisa muret e shtëpisë më vinin në fytyrë si tabllo e paparë pa shkruar.
Dëgjoja njerëz nga jashtë të thërrisnin greqisht”vgite ekso” “sizmos” dilni jashtë , tërmet.
Unë nuk mundja të komandoja veten me bebin në krahë, as jashtë të dilja , por u përplasa në kolltuk dhe ndërkohë para dritares sime pash murin e një kangjel të rtëzohej nga lartë shtëpisë sime ku banoha unë, pikërisht në atë vënd ku isha ulur me bebib duke i dhënë gji .
Nuk di se si u ndodha , por gjeta momentin dhe dola jashtë rrëmbimthi nga frika se mos shëmbej shtëpia.
Aty ku njerëzit kishin dalë të gjithë e të trëmbur prisnin, e duke ulëritur për të mos u futur asnjëri nëpër ndërtesa.
Pikërisht aty, qe vija e çarë e rrugës nga tërmeti i madh 6,9 ballsh.
Në atë vënd ku rrija unë e ku më takoi ajo zonja që më shiti portretin e Shëmn Marias!
Pikërisht, ajo qe shpëtimtarja ime dhe e bebit tim, nga ai qamet i paparë, se ndryshe do më kish pllakosur ballkoni sipër meje e nuk di nëse do jetoja unë dhe im bir Alrksandros?!
