Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Shpirtërore!

Teuta Beqari Osmani-Shpirtërore!

Aksidentin fizik nuk mund ta krahasoja as me ndonjë sëmundje që rrëzikoje jetën, por kurrë as me atë shpirtëror!

Të humbasësh një pjesë trupi, mund ta zëvëndësosh me të tjera mjete artificiale, por shpirtin e plasaritur nga fajet e njerëzve të tjerë, është aksidenti më i rëndë që i ndodh njeriut!

Nuk flas për braktisjen, as për plaçkitjen, as për sharjet apo fyerjet, as për akuzat apo “lëvdatat” por për Njeriun brënda vetes dhe gjakut, familjes, fisit, farefisit!

Dhe kjo plagë, është e pashërrueshme ndonjëherë të të gjitha kohërave!

E nëse doni njeriun, nuk është se plotësoni kushtet dhe ia bëtë të gjitha, por të ndjeni dashurinë e vërtetë nga ku jemi të lidhur nga një kërthizë e vetme, ajo e nënës!

Kjo gjë e bën njeriun të shkruaj të vërtetën jashtë klisheve, origjinalen jashtë kallupeve, t’i flas shpirti jashtë brinjëve, e kjo është Arti, dhe Kultura e të shkruarit me gjuhën e Nënës dhe të shpirtit, jo me atë gjuhën e imponuar të studimit nëpër shkolla Universitare apo Akademike!T.O

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT