Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Veten...

Teuta Beqari Osmani-Veten…

Veten…

Shpesh e harroj veten kur shoh se..;
Stinët po ikin kaq vrullshëm si një psherëtimë
Edhe pse sytë më shohin njësoj rreth vetes
Rreth hapësirës mbi tokë e në qiell lartë.., pafund!


E di sepse më duhet të mendohem gjatë
E natën e ditën kur ato ndërrojnë shpesh turnet
E unë me turnin e tyre ndryshoj edhe ëndrrën
Nga nata u kthye në ditë, e nga dita kthehem në ditë


E kam paksa të vështirë të flas për veten
Por edhe për jetën që rrotullohet rreth meje
E pse vetja ime më çon rreth vetes në jetë
E në mes jetës jam kokë e këmbë vërtetë…!


Dhe nuk di se si defrehem mes kësaj ndryshese
Mes një vargu të poezisë mundohem t’a risjell
E pse nuk di sepse kaq shumë e njoh veten
E për çudi më vjen të dyshoj tek të tjerë!


Tek të tjerë jemi vartës së tyrë
Edhe kur dimë se kush jemi,kujt jete i përkasim
Edhe pse ëndrrat na tregojnë përditë ndryshe
Si kalendari varur a’parashikimet e kohës n’ekran!


E di dhe e njoh më shumë veten
E ndonjëherë më duket sikur e detyroj shumë
Aq sa vetja ime më duket e huaj
Kur nga të tjerë shtyhem përplasem, abuzohem,
E nuk di…!


Por jo gjithmonë më ka ndodhur të jem e përkryer
E përkryer e për disa që vërtetë më njohin
Pa patur asnjëherë njohurinë e duhur
E pa qenë jashtë vetes asnjëherë mundohem!


E pra, unë shpesh e harroj veten se po ikën
Drejt rrugës së pafundme të jetës…
Qoftë me lakime, dredha poshtë e përpjetë
Unë prapë jam vetvetja edhe pse i iki “jashtë” ndonjëherë


Ndonjëherë kur detyrohem nga të tjerë
Për të mos prishur karakterin, dinjitetin tim
E ndoshta me vetën jam e qartë kurdoherë
E ndërsa me të tjerë o Zot jam tjetër për tjetër
Sepse kështu e duan e vet të jem…


E kështu shpesh bie në kundërshtim me veten
E kur ndodh s’e them mos e lësho fatin
Por ndonjëherë fati ku mendon se të ikën
Atëherë të pret më e mira që kurrë s’e ke menduar…!


Nuk është njësoj të mendosh se erdhi fundi i botës
As fundi i jote kurrë se ke për t’a menduar
Rruga e jetës tënde nuk dihet se ku të nxjerrë
E kur del në sipërfaqe thua; _ “ku paskam qenë’ !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT