Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritTheo Pezzi (Itali) – Përktheu: Irma Kurti

Theo Pezzi (Itali) – Përktheu: Irma Kurti

THEO PEZZI ka lindur në Ravenna dhe jeton në Cesena. Ai shkruan poezi e tregime në italisht dhe në dialektin Romanjol. Ka shkruar vepra të shumta dhe është pjesëmarrës në konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime të rëndësishme, diploma merite dhe nderi. Theo Pezzi është vëzhgues i mprehtë i botës rreth tij; ai përshfaq një imagjinatë të mprehtë dhe aftësi për të trajtuar tematika nga më të larmishmet si dashuria, lufta, reflektime, komedi. Në vitin 2020, Theo Pezzi botoi një përmbledhje me 384 faqe me poezi dhe tregime me rimë me titullin: “Për shtatë ditë u krijua bota”. Përmbledhja është në dialekt si dhe në gjuhën italiane.

KJO… ËSHTË DASHURI

Ndërsa heshtjet e tua tashmë janë bërë të zakonshme,
vështrimi yt këmbëngulës, serioz dhe depërtues
e frymëzon shpirtin tim për një poezi paksa djallëzore.

Fjalët e mia nuk janë kurrë të dyshimta.
Por prania jote e fortë krijon turbullim,
ajo lehtësisht arrin t’i bëjë fjalët e mia të vuajnë.

Larg, ende në kujtesën e qenies sime,
dëgjoj qartë melodinë e një kënge romantike.
Më prek zemrën, më bën të ëndërroj për dashurinë tënde.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT