Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritTI - DHEMBJE KUQ E ZI-Sherife Thaqi

TI – DHEMBJE KUQ E ZI-Sherife Thaqi

TI – DHEMBJE KUQ E ZI
(Poezi kushtuar Atdhetarit – Ukshin Hotit)

TY Kalorës, me fuqinë e Gjergj Elez Alisë,
Djajt sa shumë ta kishin frikën..!
TY Atdhetar i devotshem – Ukshin Hoti,
Të zhdukën pa shenjë pa dokë.

Në ditën e zhdukjes Sate
Dielli ndali flakën e nxehtësisë, largoi rrezet,
Hëna u zhduk, netët u errësuan,
Nga dhembja për TY, ditët e vitet u vruknuan.

Retë sillen, rrotullohen, ecin,
Edhe ne ecim e nuk ndalemi së kërkuari,
Rrugëtimin tonë nuk do e ndalim
Deri sa ta arrijmë cakun e takimit me TY.

Kudo të kërkuam, ag e terr,
Sipër rrjedhës së ujit, në thellësi të krojeve të kërkuam,
Lumenjtë përvajshëm ulërinjë,
Malet lëshojnë oshëtimë.

Ishte kohë e mbështjellë me fjongo të zezë
Nga ofshamat zjarmuese pëlcisnin guri e druri.
TI, gjithëmonë hapërove nëpër dritaret e jetës,
Si valët e Drinit kur bashkohen

Emri Yt mbanë të bashkuar Shqiptarinë,
Kalëron nëpër krahët e këngës, në lahutë e çifteli,
Vdekja, pak të dukej për LIRI,
Sot në bronz skalitet Figura Jote
Çdo fjalë e shkruar për TY – Zgjon dhembjen Kuq e Zi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT