Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritTIMO FLLOKO: S’DUA TË TË HUMB…

TIMO FLLOKO: S’DUA TË TË HUMB…

Sonte s’ka hënë qiellit,
as yje.
Nëse ndodh me trup të mos vish,
bëhu e padukshme
dhe eja
si frymë, si hije.

Në s’ardhsh
a ardhsh si shpirt pa trup,
s’dua të të humb
natës së pafund…

Një herë të vetme,
si atëherë,
në s’ardhsh e prekshme
ardhsh si erë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT