Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritTonin Nikolli-VJESHTA E VËRTETË

Tonin Nikolli-VJESHTA E VËRTETË

Në kohën, kur s’e njihja vjeshtën,
në moshën e kokë – kohës verë,
flakja diku trikon e leshtë,
gjer në dimër, t`rrinte, nderë…

Ikja rrugës, duke qeshur,
në vjeshtë vilen vetëm mollë..
S`pyesja, vallë, përse çerdhet,
dallëndyshet lënë e shkojnë…

Dilja nudhë, pa çadër, nshi,
flokëgjatë, leshrat pakrehur…
Vjeshta ish, veç, mrekulli,
mushtpikuar, rrushit npjergull.. . Por s´lexoja faqen tjetër, të fshehtën e patreguar... Herioglife mbi një leter, shkruar, për tmos u lexuar..

Stina – vjeshtë e vërtetë.
ardhka erëfërshëllyer…
Ditëpërditë nga një fletë,
ta këputka, për t’mos e kthyer…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT