Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeTragjedi në avionin që udhëtonte nga Tirana në Britani, vdes pasagjeri

Tragjedi në avionin që udhëtonte nga Tirana në Britani, vdes pasagjeri

Një burrë gjeti vdekjen tragjikisht në bordin e avioni, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Mançesterit të dielën mbrëma.

Fluturimi i Ryanair nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit u detyrua të devijonte papritur drejt Londrës Stansted për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Mediat britanike shkruajnë se burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, sikurse nuk është bërë i ditur edhe identiteti i tij, u shpall i vdekur në vendngjarje.

London Stansted konfirmoi se fluturimi u devijua pak para orës 20:00, për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Itinerari i fluturimit tregon se si avioni u nis nga Shqipëria të dielën, përpara se të fluturonte mbi Itali, Zvicër e Francë, ndërsa u detyrua të ulej në Stanstead.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se ‘pavarësisht përpjekjeve më të mira të të gjithë të përfshirëve, burri kishte vdekur në avion”.

Një zëdhënës i aeroportit Stansted shtoi: “Fluturimi të cilit i referoheni u devijua në Stansted të Londrës pak para orës 20:00, të së dielës mbrëma, për shkak të një urgjence mjekësore në bord.

Ryanair është kontaktuar për një koment./Albanian News/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT