TRAGJIKËT QË PRESIN PËRGJIGJE
Mendohu popull, Gërdeci ënde thërret
Me njëzet e një janarin… që po pret!
Sikundër Deputeti i Fierit: Fatmir Xhindi
Paçka se të desh popull, qëkur lindi!
Qeshtja e Hajdarit, enigëm, mjegullinë,
Dh’e Kosta Trebickës… m’atë fushtinë!
Remzi Hoxha, prej shum vitesh gjëmon,
Po pret drejtësinë që ënde s’reagon!
E patë Gramoz Pashkon, m’atë mister…
Sokol Olldashin, edhe shumë të tjerë!
Qeshtja e Santos: kureshtjen ngacmon,
Si vorbull turbulence thëthimi frymon!
Këto pikpyetje, na bëjnë të mendojmë,
Për personazhe që veç vota kërkojnë!
Popull, mos i lër të të prehën në baltë,
Në don të të dëshmosh dinjitet të lartë?
I voto, pastaj festo, ngrit kupa- digje,
Për disa, pasi të keshë marrur përgjigje.
Që të të rreshtohesh krahas Evropës,
Përmes drejtësisë, hapur, folmi botës…
Poezi nga Kol Kodra
