Sunday, December 28, 2025
BallinaSportTrajneri i Dinamo Zagreb: Ballkani ka fituar gjitha ndeshjet në Prishtinë, shenjë...

Trajneri i Dinamo Zagreb: Ballkani ka fituar gjitha ndeshjet në Prishtinë, shenjë rreziku për ne

Trajneri i Dinamo Zagreb, Sergej Jakiroviq ka folur në një konferencë për media të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Ballkanin.

Ballkani dhe Dinamo Zagreb takohen të enjten në kryeqytetin e Kosovës me fillim nga ora 18:45, në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës, shkruan lajmi.net.

Jakiroviq ndër tjerash potencoi faktin se Ballkani ka fituar të gjitha takimet si vendas, e cila sipas tij, është shenjë rreziku për Dinamon.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Ballkani është i menaxhuar mirë, i organizuar dhe një ekip konkurrues, dinë të ndryshojnë sistemin në raport me kundërshtarin, luajnë në një rreshtim 4-4-2”.

Jemi përgatitur, analizuar, ritmi ynë është i lart dhe vdekjeprurës, nuk kemi kohë të ankohemi, gjithmonë na pret një ndeshje e re. Do të duhet të jemi në nivelin maksimal të lojës dhe agresivitetit, në kufijtë e fanatizmit. Kështu luan Ballkani, të paktën para fansave të tij”.

“Është shumë interesante që ata kanë të gjitha fitoret në terrenin e tyre në Evropë, kjo është një shenjë rreziku. Prandaj do të duhet të jemi në nivelin maksimal nëse duam të marrim diçka”, tha Jakiroviq në konferencë, njofton Jutarnji.hr

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT