Sunday, March 15, 2026
BallinaSportTrajneri kosovar i hendbollit, Fadil Kqiku, ka vazhduar kontratën me klubin bavarez,...

Trajneri kosovar i hendbollit, Fadil Kqiku, ka vazhduar kontratën me klubin bavarez, Bayern Munich, edhe për dy vite të tjera.

Bashkëpunimi mes dy palëve u njoftua të enjten, përmes faqës zyrtare të klubit gjerman, njofton Klankosova.tv.

Fadil Kqiku tash e tre vite është në krye të bavarezëve, duke ngritur ekipin vit pas viti, teksa në këtë sezon, nën udhëhëqjen e tij, Bayern nuk din për humbje pasi nga 13 ndeshje ka po aq fitore.

Trajneri me prejardhje nga Gjilani në të kaluarën ka udhëhequr edhe kombëtaren e Kosovës në hendboll.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT