Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTrandafile Molla-JAM SKLLAVJA JOTE !

Trandafile Molla-JAM SKLLAVJA JOTE !

JAM SKLLAVJA JOTE !

Jam skllavja jote poezi,
në mesin e natës në errësirë,
ma mbush shpirtin me dashuri,
fjalët varg vijnë në të gdhirë.


Jam skllavja jote poezi,
se vargu yt më ledhaton,
pika e parë ballkazani raki,
zemrën e vrarë më cëmbon.


Jam skllavja jote poezi,
si një robinë,pa ty nuk bëj dot,
pasioni më mbyt nē dashuri,
mendja gjoksin pushton fort.


Jam skllavja jote poezi,
“Dante Alighieri”aty qëndron,
hyn e del prej “Ferrit te zi”,
shpirtërisht” Parajsën” dashuron.

Jam skllavja jote poezi,
me ty lidhur ditë e natë,
“Essenini” vjen e bën dashuri,
me “Shaganenë” e pati fat.


Jam skllavja jote poezi,
si “K’hajami”në dorë kupat,
mbushur me verë ngriti dolli,
dashuruar me pasion puthi çupat.


Jam skllavja jote poezi,
poetët e mëdhenj s’harruan,
me vargje malli plot dashuri,
“Çajupi”edhe sot vajton gruan,
Mbeta, skllave e jotja poezi !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT