Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritTRANDAFILE-MOLLA-ME DHIMBJE SI FËMIJA

TRANDAFILE-MOLLA-ME DHIMBJE SI FËMIJA

Si një det me dallgë shumë,

ju erdhët, papritur vargjet e mia,

sa netë e netë ndeja pa gjumë,

nga shpirti me ju lindi poezia.

Plot me ngjyra si krahëflutur,

pas teje renda,në lule dhe në fletë,

dashuruar me ty moj zonjë e bukur,

shëtitëm në lëndina porsi bletë.

Të kam qerpikun përmbi sy,

fjalë moj mbretëreshë e gjuhës,

je pikë loti s’rroj dot pa ty,

si busull,të dyja shkojmë udhës.

Ti vjen me përpjekje shumë,

shpirt plasur të këndoi “Essenini”,

për një vashë dhe për një lumë,

mjerimit me trishtim i këndoi Migjeni .

Ti lind me dritën e bardhë në agim,

si një fëmijë, që vjen nga dhimbja,

me dashurinē e zjarrtë nga shpirti im,

dhe aty përgjithmonë mbetësh e imja.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT