Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritTrandafile Molla-MOTRA JONË ARBËRESHE

Trandafile Molla-MOTRA JONË ARBËRESHE

MOTRA JONË ARBËRESHE

Ja,në prag erdhi vjeshta,
vera iku si vetëtimë,
në lëndina lule verdha,
plot me erë ,
na mbush me frymë.


Frascineto ditë me diell,
zoti i madh e bekoi,
ai vet lart në qiell,
njerëzimin sot gëzoi

.
Dhe në krye të shtëpisë,
motra arbëre,del na pret,
me buzëqeshje na sejdis,
mirëseardhjen,i uron motrës vet.


Hapi derën,ndezi dritë,
gjithë gëzim shpërtheu kënga,
na kanë ardhur vëllezërit e miqt,
na këndon shpirti,gufon zemra.


Me hare trokitëm gotat,
përqafohemi me mall shumë,
flakë e zjarr u shtruan sofrat,
fjalët e zemrës rrodhën lum


Janë gjak nga gjaku ynë,
janë pasardhës të Skënderbeut,
jo nuk bëhet gjaku ujë,
jemi bij e bija të mëmëdheut.


Jo nuk shuhet Arbëria ,
ndër kohra e kemi trashëguar,
Edhe pse në dhé të huaj,
ndër shekuj do ta ruajmë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT