Të mbash gjallë traditën e punimit të kostumeve është mjaft e vështirë.
Elida Cela mbetet ndër qëndistaret më pasionante dhe besnike në pazarin karakteristik të Krujës. Ky pasion i saj është trashëgimi nga të parët e saj të njohur në qytetin historik të Krujës.
Këta artizanë të cilët njiheshin për këtë artizanat, janë të njohur në disa vende të ndryshme nga praktikat e qëndisjes së kostumeve dhe veshjeve të ndryshme popullore tradicionale.
Në dhomën e vogël të punës ndodhen makinat qepëse aty ku dhe Elida ushtron profesionin.
Kjo mënyrë e punës kërkon durim, janë disa praktika qëndisjeje që kërkojnë dhe mjeshtri, ndaj nga mësimi i saj kanë dalë disa talente, ndërkohë që po mbajmë gjallë traditën.
Janë vajza të reja të cilat ruajnë këtë pasion dhe gjejnë mundësinë të punojnë në këtë punishte, dhe përpiqen të japin më të mirën për vajzat krutane.
Elida tregon se po shtohen kërkesat të përdoren kostume kombëtare në ditë festash sidomos në dasma.
Për Elidën është emocionuese teksa shprehet se me kostumet nga dora e saj ajo ka marrë pjesë dhe në panaire të ndryshme, madje dhe jashtë kufinjve.
