Monday, October 13, 2025
BallinaLajmeTre arinj futen në pronën e një burri në Suharekë – dëmtuan...

Tre arinj futen në pronën e një burri në Suharekë – dëmtuan edhe një varrezë

Tre arinj dyshohet se kanë hyrë në pronën e një burri në fshatin Bllacë të Suharekës dhe i kanë dëmtuar 35 koshere bletësh, teksa ditë më parë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 08.10.2025, pas pranimit të një informacioni, Policia ka ftuar një banor të fshatit Bllacë të Suharekës, i cili ka raportuar se më datë 04.10.2025, dyshohet që tre arinj kanë hyrë në pronën e tij dhe i kanë dëmtuar rreth 35 kosherë bletësh. Sipas deklaratës së qytetarit, para disa ditësh, arinjtë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat. I njëjti ka shprehur shqetësimin e tij se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për bagëtitë dhe për njerëzit. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është vlerësuar që policia të mbajë shënim për rastin dhe të ftojë qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për sigurinë e qytetarëve”, ka deklaruar Bytyqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT