TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI
Të lindur në fshatin
e bekuar , në zemër
të atdheut në zemër
të Shqipërisë, ju o bijtë
përkrenarë të historisë
dhe Rinlindjes kombëtare,
tre mendje ndritur ,
feniks të trojeve shqiptare,
Avdyli , Naimi dhe Samiu
na thërrasin nga amshimi,
mos na harroni , ne ishëm
të ndritur, për atdhe
qiell , dritë edhe zgjim ,
ju bëni punë , punë ,
unitet gjithë dije dhe forcë
për komb – atdhe ribashkim ,
marshoni drejtë dijes
ndjeni me afsh lumturimin,
në ara dhe fusha të blerta,
keni bukën harenë dhe gëzimin,
kujtoni me mall dhe dashuri
punoni të bashkuar , të
arritur do t’a keni qëllimin,
për të shtrenjtin atdhe,
punoni lartësoni Nënën Shqipëri,
punoni duajeni jo më pak se ne,
mësoni gjuhën e bukur
të artën dhe të dlirën gjuhë
që për ne dhuroi Një Perëndi,
ajo është gjuhë universi
vlerë artë në gjithësi,
shkruajeni dhe mësojeni
plotë dashuri dhe çiltëri,
ajo është gjuha e atdheut
gjuha e nënës Shqipëri,
atdheun t’a ruani nga
armiq ,tradhetarë dhe ca faqe zi,
Avdyli i lidhjes shqiptare,
hartoi politika të mvetësisë
së atdheut , mvetësisë
së Shqipërisë, Naimi i madh
i gjuhës , Naimi i blermit ,
i madh ishe,mbete përherë
o Naimi i ndritur, si yje në qiell,
shpirti i tij dritë shkëlqim ,
qiri ndezur plotë flakërim,
i pashuar je sa të rrojnë
komb atdhe , shpirti yt
do bëj pa ndal mbi ne ndriçim,
Samiu i qëndresës ,
Samiu i bashkimit,
rilindas , shkrimtarë i dijes
dhe arsimit , sot emër tempulli
dhe dritë diturie , të lavdishëm
dhe krenarë përjetësisht
o ju mendje ndritur ,
o ju bij të shenjtë Shqipërie…
Autor : Ilmi Tahiri
