Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritTRËNDAFILAT-Valbona Kolaveri

TRËNDAFILAT-Valbona Kolaveri

TRËNDAFILAT

Trëndafilat mi këputën

Të bardhin
ma nxinë me baltë
se su pëlqente e bardha
e vërteta

Rozën
e shkërmoqën
e bëne mavi
se dritë e ëmbël
ua vriste sytë

Të kuqen
e shkelën me këmbë
se dashuria
u kish vdekur me kohë
skeletëve pa zemër

U shkërmoqa
bashkë me ta
duke i parë
e plogësht
pa shpirt

Por do i mbjell
sërish
e sërish
trëndafilave tu buzëqesh

V.Kolaveri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT