Thursday, December 25, 2025
BallinaSportTyson Fury mund të ndeshet me Joshuan nëse i plotësohet një kusht

Tyson Fury mund të ndeshet me Joshuan nëse i plotësohet një kusht

Përballja e shumëpritur mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas mund të realizohet vitin e ardhshëm, por vetëm nëse plotësohen kushtet financiare të kampionit britanik.

Kështu ka bërë të ditur promotori i Furyt, Frank Warren, në një deklaratë për Sky Sports News.

Më herët gjatë këtij muaji u raportua se Fury dhe Joshua pritet të ndeshen më në fund në ring në vitin 2026, megjithatë marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.

Sipas Warrenit, gatishmëria e Furyt për të luftuar Joshuan ekziston, por faktori vendimtar mbetet aspekti financiar.

“Ajo që do ta inkurajojë Tysonin është ana financiare,” ka deklaruar Warren. “Unë besoj se ai e mposht AJ-në, ashtu siç beson edhe vetë Tyso­ni dhe ekipi. Gjithçka ka të bëjë me vlerën e duelit. Është një ndeshje e madhe dhe vlen shumë para.”

Promotori theksoi se Fury ka kërkesat e tij të qarta: “Tyson e ka çmimin e vet. Nëse e merr atë që kërkon, ai do të hyjë në ring për ta luftuar.”

Nëse palët arrijnë marrëveshje, dueli Fury–Joshua do të ishte një nga përballjet më të mëdha në historinë moderne të boksit, një ndeshje që fansat e presin prej vitesh./Gazeta Express.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT