U TRET NGA MALLI E MJERA NËNË
U tret nga malli e mjera nënë,
Në pritje të bijës e mbesës së saj.
Në grykë i mbeti kafshata e ngrënë
E syri në derë u tret me mall e vaj .
Në fshehtësi rrëshqet loti i nxehtë,
Mbi faqen e vyshkur nga vitet e saj.
Lotë malli e brengë faqeve rrjedh,
Shpirti sa s’i del,mezi mund ta mbaj .
Sa një dorë e vogël,në qoshe strukur,
Rri e heshtur ,asnjë fjalë nuk thotë.
Kredhur në mendime përjashta pa u dukur,
Ngrys netët e gjata vetëm me lot .
Ajo psherëtin e i lutet zotit për mëshirë,
Oh, dua të puth, duart e fëmijëve tê mi ,
t’u ndjej aromën e gjakut ,erën e mirë ,
O zot m’i sill,sa t’i shoh në këtë shtëpi !
Loti nga faqet i rrëshqiti e tokën lagu,
Se nuk iu gjend pranë drita e syve,fëmija,
Kur toka u drodh pasi varrosi plakun
Edhe ai iku i përmalluar në brengën e tija .
Oh, sa më dhimbset e mjera nënë,
tek tretet pak nga pak nga dita në ditë ,
me mall të pashuar, gjumë në sy pa vënë,
Pret vdekjen me dhimbje të thellë nē shpirt .
Poezi nga Sherife Allko
