Mos m’shtyj me zgjedh sonte,
Ndjenja kapriçoze m’tërheq prej hunde,
S’marr frymë…
Prej shpirtit m’dalin fantazma,
Si flutura nga zgavra e pemës shekullore,
E m’sillen rreth trupit,
Pa kontroll;
Deh me tekila dëshire,
Këputem n’pasion,
Mandej vuj mallin therës,
E shuhem n’pendim;
N’mu hedhin valle fantazmat,
E trupi vegjetues thërret shërim,
Ndjenja dhemb ma fort se dhimbja,
S’marr frymë!
Mos m’shtyj me zgjedh sonte,
Ndjenja m’tërheq prej hunde,
E si shpirt I keq ta zbloj zemren, e marr peng,
E ushqej fantazmat e mia…