DHE MBETA DIELL
Oh diell i verës, oh koha ime
Pa më thuaj,
Gjithandej rrëzohesh mbi të ftohtat rreze
Përflakesh e rrekesh, ndër oqeane e detra
Dhe mbeta diell, pak ndryshoj nga ti
Lind dhe vdes në çdo stuhi
Ashtu si një re mbuloj horizontet
Atje ku mbytësh ti
E ndjej shtërngatën me të cilën përplasem
Dhe heshtjen time në dyert e mbyllura
e flakën e ndezur në ftomën e oxhakut
Asgjë s’më shqetëson veç paqetsis sime
Si era përkundem mbi horizont dridhem
Zgjatohem por s’thyhem, tërhiqem, por s’këputem
Dhe ndizem por s’digjem nga prushi përvëluar
Si yje ndris në qiellin e verbër,
si deti shtrihem mbi valë hidhem
Puna ime është e rënd,
të plugoj mendjen çdo fillim dite
Ta mbjell atë me frytët e jetës,
E ti vadis, me të mijtë lotë
