UNË…
Besoj se edhe në Planet tjetër mund të këtë jetë
Besoj se gjithësia nuk përfundon askund
Nuk besoj se gjithçka që besoj është e vërtetë
E di se ty, bukuroshja dardane, të dua pa fund
Besoj edhe në teorinë e Evolucionit Darvinian
Besoj se njerëzit edhe në hënë kanë shkuar
Nuk besoj se mund të bëhem poet bohemian
E di se në ty jam përjetësisht i dashuruar
Besoj se egziston Përendia, besoj se ka Zot
Besoj se toka nga një fuqi mbinatyrore u krijua
Nuk besoj se nesër besoj, çfarë besoj unë sot
E di se ty të dua shumë, përgjithmonë të dua
Poezi nga Jan A Kosova
