Kur shpresa,bie të fle pa ëndrra
E dita tretet pa perëndime
Fjalët shuhen dhe nëpër zemra
Koha ndalon, veç në trishtime
Kur nata fronin pushton pa yje
E hëna,përton të ndez një dritë
Shpirti, errësirës,endet në hije
Se hijet ,s’njohin kufi e pritë
Kur rruga,humbet nëpër udhëkryqe
E hapat s’dinë më, ku të çojnë ?
Zemrës ,fillojnë t’i hapen shtigje
Futet e del , kush dëshiron
Kur shpirti fillon të qajë pa lot
E dhembja rritet,pa ndonjë shkak
Kur fjala,buzëve, s’jeton dot
Heshtja nga frika,dobësohet pak
Kur kujtimet,udhëve, bredhin si hije
Monopateve të ngushta,pa ngrohtësi
Koha kthehet,në monument pa shije
E ashtu mbetet,gjer në përjetësi
