Trupi pezull i rri
as rrënjë nuk lëshon dot
në luginat e ballit
i rrëshqet djersa
si lum i ftohtë, i ftohtë,
Burbuqet nuk marrin
emër
aroma e petaleve
i tretet pa adresë
ëndrrës borxh i mbeti
vesa, mbi petale
si kristal i rrëshqet
lejleku, rojtar i pragut të qiellit
me krahë të palosur pret,
premtimin që ende s’ia tha
Kur do të fluturojmë
për të mos u kthyer më!
