Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-DASHURI ËMBËLAKE

Valbona Ahmeti-DASHURI ËMBËLAKE

DASHURI ËMBËLAKE

Në një pranverë rrinim ulur nën qershi
shikimi i syve tanë la ndezur çdo yjësi
timonin e drejtonin rrahjet e zemrave tona mozaik ëndrrash shtriheshin mbrëmjeve të vona


tingujt e nostalgjisë n’a morën me vete
fluturuan kujtimet si mjellmat tek liqeni
si nektar i luleve mbledhur nga mijëra bletë
dashuria ëmbëlake në shpirtin tonë fjeti


në çdo pranverë kur çelin qershitë
e petalet lozonjare të joshin me aromen e vet
i komentojmë takimet e dikurshme
pa telefona, pa mesazhe të shkruara në fletë


kur mendoj sa kohë kanë kaluar
takimet sekrete si gravurë në zemrat tona rrojnë
dashuria jonë akoma rrin e ndezur
si rrezet e mëngjesit që s’ dinë të perëndojnë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT