Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-HAPJA DRITARET ZEMRËS

Valbona Ahmeti-HAPJA DRITARET ZEMRËS

Po harrove ta duash të bukurën
Ke harruar ngrohtësinë e rrëzëllimit
të krelave të diellit mbi det
Syhënën si fle mbi liqen
Zvogëlimin para një fëmije
Zgjatjen e dorës një të vjetruari
Dëgjimin e simfonisë së zogjve
Lumnimin e çeljes së luleve
Pulitjen e qepallave në gji të muzgut
Po t’i harrosh
Do ta kesh vështirë
të jetosh në mes muresh
Hapja dritaret zemrës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll