Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-NATË E DEHUR

Valbona Ahmeti-NATË E DEHUR

NATË E DEHUR

Rrinim ulur, unë dhe ti
Buzë liqenit
Nuk shkëmbenim asnjë fjalë
Vështronim buzëmbrëmjen
Që shtrihej si një qilim i artë


Hëna shpërtheu në buzëqeshje
Ngase liqeni fjeti në sytë e saj
Rrugët gjarpërore si gjerdane iu varen në qafë
E lisat si vetulla i rrinin në ball


Yjet e ndezur përreth vallëzonin krenar,
Për ëndrrat që nuk i linin me jap shpirt
Shtigjeve të dashurisë iu japnin dritë


Pëshpëritjet e natës së vonë
Si një kor Muzash
Tingëllonin në shpirtin tonë
Tani e kuptuam
Pse rrinim në heshtje
Natë e dehur na la pa fjalë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT