Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-Vjeshtë e përlotur

Valbona Ahmeti-Vjeshtë e përlotur

Vjeshtë e përlotur

Kjo stinë ia zbehu qiellit kaltërsinë
retë si shtëllunga tymi i shtyn një suferinë
Pikat e shiut përplasën mbi xham
Si një fëmijë që derdhë lot pa faj


Kjo vjeshtë flokëverdhë
Gjethet i mërgon
I flakë,
larg e më larg…
Melodin e tyre të trishtë
E tretë shiu rrebesh
Për stinën që e lanë zhvesh


Vështroj tutje
Gjithçka kaloj në heshtje
Qyteti u braktisë
Trotuaret pa zhurma këpucësh
Parqet pa të qeshura fëmijësh

Kori i zogjëve shtegtar
Cicerojnë të qullur, mbi një degë të hollē
Duket se thonë
Të nisemi se do të bëhet vonë!


Në kafenen e vjetër
Plisëbardhët lëvizin ngadal figurat e shahut
Pshërtijnë!
Gati të gjithë ikën
Një Nënëloke e fshin lotin
me qoshin e shamis së saj
Lëshoi një ofshamë!
Sot e përcolla të vetmin djalë


Atje nën çati u sulen dy të ri
Strehuar nën kupolën e dashurisë
Puthjen e ditës nuk e lanë fjetë
Vjeshtës së përlotur i dhanë jetë


Largoj kokën e mbështetur në dritare
Mesazhe germëzuar mbi qelq
avullohen hapësirës
Në galaktikën e shpirtit më rrinë pezull yjësit
Dëshira për pak dashuri zgjohet muzë
të ngrohë lotin e ngrirë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT