Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Hadri-Dëshira të vonuara

Valbona Hadri-Dëshira të vonuara

Dëshira të vonuara

Dua t’i them heshtjes diçka,
por më mungon, koha e fjalës.
Dua të tretem bashkë me buzëqeshjen,
por më mungon titulli i këngës së pakëndume.


Dua ta qëndis pamjen,
me fije mëngjesi
Por s’më le muzgu t’i shoh fytyrën.
Dua ta këpus lulnajën e artë,
por më ka tradhëtuar aroma.


Dua ta hap harkun e portës,
për tu takuar ballë për ballë me ujkun e përralllës, por shtëpia buzë detit ende grindet me erërat.


Dua të takohem me kohën time të humbur,
por faqet e fundit të ditarit janë ende të pashkruara.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT