Tuesday, February 3, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Hadri-Kur shpresa merr frymë

Valbona Hadri-Kur shpresa merr frymë

Sa shumë do të doja
Ta bëj këtë botë të mos vuajë
T’i shoh gjithë nënat të buzëqeshura
Dhe bijtë të kthehen nga vendi i huaj.

Të shoh çdo grua fytyrëdritë
Të ecë e lirë në dritën e saj
Në tokë t’i zbres edhe yjet
Ta zbusë janarin, ta bëjë maj.

Ta shoh qytetin tim të kaltër
Me sheshet mbushur plot fëmijë
Me shpirtra njerëzorë, të qeshur
Me rrugë përplot diell e ngrohtësi.

Ata janë engjëjt e çdo kohe
Me copëza qiejsh brenda syve
Me libra ëndrrash nëpër duar
Çdo ditë do të mbajë emrat e tyre.

Te të rinjtë shoh dritën e diturisë
Guximi i tyre shkund edhe retë
Ata nuk tremben nga pushtetet
Për një të nesërme më të drejtë.

Atdheu im jeton në çdo zemër
Te çdo Flamur ai merr frymë thellë
Pranë tij veten e ndjej ndryshe
Zonjë shqipe mbi këtë dhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT